​“Van Dijk është i bezdisshëm”

​“Van Dijk është i bezdisshëm”

Sulmuesi i Chelseas, Tammy Abraham ka thënë që mbrojtësi i Liverpoolit, Virgil van Dijk, është mbrojtësi më i vështirë që ka përballur.

Abraham ka luajtur kundër holandezit muajin e kaluar, ndeshje të cilën humben me rezultat 1-2  në “Stamford Bridge”. Anglezi tha se qendërmbrojtësi është bishë dhe shumë i mirë në gjërat që bën. 

“Është bishë. Është i mirë në gjërat që bën. Ka eksperiencë. Mendohem të bëjë më të mirën, por e ka kupton shumë lehtë. Lëvizjet e tij janë në nivelin e lartë, shumica e mbrojtësve fokusohen te topi. Ndërsa ai është i fokusuar te topi dhe unë njëkohësisht. Është i bezdisshëm për një sulmues”, deklaroi ai.

Chelsea këtë sezon është në vendin e pestë me 14 pikë, 10 pikë më pak se Liverpool që është lider dhe dy pikë me pak se City, që gjendet në vendin e dytë.