Arnold: I detyrohem për gjithçka Kloppit

Arnold: I detyrohem për gjithçka Kloppit

Mbrojtësi i krahut të Liverpoolit, Trent Alexander-Arnold ka thënë se i detyrohet trajnerit Jurgen Klopp, gjithçka çfarë ka arritur në karrierë.

21-vjeçari ka luajtur ndeshjen e parë nën urdhrat e teknikut gjerman para tri viteve dhe tani është duke e prezantuar kombëtaren e tij. Anglezi tha se nëse nuk do të ishte Klopp, nuk e di çfarë mund të ndodhte. 

“Nëse nuk do të ishte ai, nuk e di çfarë do të ndodhte. Është personi që më ka dhënë shumë mundësi. Ka shumë besim dhe mundohem të bëj më të mirën që të ndahet i kënaqur”, deklaroi ai.

Liverpool këtë sezon në Premier Ligë është në formë jashtëzakonisht të mirë pasi nuk di për humbje në tetë ndeshjet e zhvilluara.