Neymar: Dua të jem ndër më të mirët, do jap më të mirën për PSG-n

Neymar: Dua të jem ndër më të mirët, do jap më të mirën për PSG-n

Ylli i PSG-së Neymar thotë se ndihet i lumtur që tashmë ka arritur formën e tij 100 përqind, raportojnë mediet e huaja, përcjell RTKLive.com.

Sulmuesi brazilian ndihet i lumtur në ekipin Kombëtar te Brazilit pas gjithë atyre gjerave që ndodhen gjatë verës që lamë prapa.

Neymar gjatë terë verës ishte i lidhur me rikthimin në Barcelonë, por që në fund braziliani mbeti në “Parkun e Princave”.

“Unë jam i lumtur. Të gjithë e dinë se çfarë ndodhi gjatë verës dhe dëshirën time për t'u larguar, por tani ndihem mirë, sidomos ndihem mirë që tani jam në ekipin kombëtar”, tha Neymar.

“Sezoni filloi shumë mirë, unë tani jam 100% dhe jam gati të bëjë më të mirën. Qëllimi im është të jem ndër më të mirët dhe se nëse nuk kam qenë i tillë për dy vitet e fundit, sepse kam qenë i lënduar”.

“Por mirë është që nuk jam akoma një ish-lojtar. Fatkeqësisht kjo është pjesë e jetës së një atleti. Ju duhet të keni mentalitetin e duhur për të kapërcyer vështirësitë. Unë jam përgatitur mirë dhe shpresoj se ky vit të jetë i shkëlqyeshëm. Unë do të luajë për PSG me thonj dhe dhëmbë”, përfundoi Neymar.