Rabiot e mendon lamtumirën nga Juventusi

Rabiot e mendon lamtumirën nga Juventusi

Pa mbyllur as sezonin e parë, Adrien Rabiot po e mendon largimin nga Juventusi, raportojnë mediet italiane, përcjell RTKLive.com.

Rabiot gjatë verës që lamë prapa, iu bashkua kampionëve në fuqi të Italisë nga PSG-ja.

Por, aventura e francezit mund të mbyllet parakohë, sepse lojtari nuk po gjen hapësirën e duhur tek torinezët.

“Adrien Rabiot tashmë po mendon për lamtumirën e mundshme nga Juve”, shkruajnë mediet italiane.