Lajmi i fundit, Messi dëshiron ta mbyll karrierën tek Barcelona

Lajmi i fundit, Messi dëshiron ta mbyll karrierën tek Barcelona

Asi argjentinas Lionel Messi duket se do të jetë pjesë e Barcelonës deri në fund të karrierës, raportojnë mediet spanjolle, përcjell RTKLive.com.

Njëri në të më mirët që njeh bota e futbollit, është i lidhur me klubin katalonas, dhe siç raportohet, argjentinasi do ta mbyll karrierën në “Camp Nou”.

Messi vazhdimisht është nën shënjestër të top-klubeve botërore, megjithatë, Messi i njohur me nofkën “pleshti” dëshiron ta vesh fanellën e gjigantit spanjoll deri në fund të karrierës së tij të bujshme.

“Lionel Messi dëshiron të luajë për Barçën deri në fund të karrierës së tij”, shkruajnë mediet iberike.