Allegri ka një kusht për të marr “timonin” e Unitedit

Allegri ka një kusht për të marr “timonin” e Unitedit

Ish-trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri i ka thënë Manchester Unitedit se do të pranojë të bëhet trajner, vetëm nëse i ofrohet puna në javët e ardhshme.

Allegri për momentin është pa ndonjë klub pasi u largua nga “Zonja e Vjetër”, në fund të sezonit.

Trajneri i United, Ole Gunnar Solskjaer nuk po kalon periudhe të mirë me “Djajtë e Kuq”, dhe ndeshja e radhës ndaj Liverpool pritet të jetë vendimtare për të ardhmen e tij. 

Sipas mediave angleze, tekniku italian dëshiron që të jetë trajner i United brenda disa javësh, pasi dëshiron që të ketë kohë për t’i përmirësuar gjërat.