Aksident mes veturës dhe autobusit në Prishtinë, vdes 27 vjeçari

Aksident mes veturës dhe autobusit në Prishtinë, vdes 27 vjeçari

Një person ka vdekur në aksidentin që ka ndodhur dje, rreth orës 15:00, në rrugën “Shkelzen Haradinaj” në Prishtinë.

Në këtë aksident kanë qenë të përfshira dy automjete, vetura e tipit  “Golf ” dhe një autobus i tipit Mercedes.

Si pasojë e këtij aksidenti është lënduar ngasësi i veturës “Golf” i cili  nuk ka arritur t’i përballojë plagët e shkaktuara nga aksidenti dhe i njëjti, rreth orës 18:00, në QKUK, ka ndërruar jetë.

Viktima është  R. M. 27 vjeç, mashkull, vdekja e të cilit është konfirmuar nga ana e ekipit mjekësor në QKUK.

Lidhur me këtë aksident drejtuesit  të autobusit,  me urdhër të Prokurorit të Shtetit, i është shqiptuar masa e ndalimit  prej 48 orësh.

Ndërkohë, trupi i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.