Vazhdon rënia e çmimeve të naftës

Vazhdon rënia e çmimeve të naftës

Çmimet e naftës shënuan rënie edhe mëngjesin e ditës së sotme.

Kështu, treguesit referencë për naftën e papërpunuar europiane, Brent, ranë me 6 cent ose me 0.1 për qind dhe u tregtuan me 58.26 dollarë amerikanë për fuçi.

Ndërsa treguesit referencë për naftën e papërpunuar amerikane, WTI, ranë me 7 cent dhe u tregtuan me 52.52 dollarë amerikanë për fuçi.

Indeksi i çmimit të arit shënoi ndryshime të vogla, dhe u tregtua me 1,504.87 dollarë amerikanë për onz.

Autor: RTKlive