Shkupi dhe Athina negociojnë për markën “Maqedonia`

Shkupi dhe Athina negociojnë për markën “Maqedonia`

Ka filluar puna e komisionit  Greqi – Maqedoni të Veriut për çështjen e diskutueshme për përdorimin e markave tregtare.

Sipas Marrëveshjes së Prespës brenda afatit 3-vjeçar nga data e nënshkrimit të marrëveshjes Shkupi dhe Athina duhet të zgjidhin problemin për përdorimin e markave tregtare, emrat gjeografike dhe emrat tregtare, të cilat mbajnë fjalët “Maqedoni” dhe “maqedonas”.

Georgi Filipov, bashkëkryetari nga ana maqedonase, komentoi se është normale që Greqia si një ekonomi më e madhe dhe tashmë e integruar në BE të ketë më shumë marka tregtare “maqedonase”. Kompanitë nga Maqedonia e Veriut kanë vetëm 334 marka tregtare me regjistrim ndërkombëtar dhe vetëm 5 prej tyre mbajnë në emrin e tyre emrin Maqedoni. Vendi ka dhe vetëm 5 produkte me regjistrim ndërkombëtar me tregues gjeografikë maqedonas.