U nënshkruan marrëveshje për lidhjen e gazit mes Bullgarisë dhe Greqisë

U nënshkruan marrëveshje për lidhjen e gazit mes Bullgarisë dhe Greqisë

Ministrat e Energjetikës të Bullgarisë dhe të Greqisë – Temenuzka Petkova dhe Konstantinos Hadzidakis, nënshkruan në Sofje një marrëveshje ndërqeveritare për regjimin tatimor në realizimin e projektit për ndërtimin e sistemit të gazit midis dy vendeve tona.

Në këtë lidhje u firmos gjithashtu një marrëveshje për hua midis Bankës Evropiane të Investimeve dhe Holdingut Bullgar të Energjetikës. Lidhja e gazit Greqi-Bullgari është një projekt me prioritet jo vetëm për dy shtetet, por dhe për BE-në.

Realizimi i tij është me rëndësi kyçe për diversifikimin e burimeve dhe të itinerareve për furnizimin e gazit në tërë regjionin ballkanik.


MË SHUME NGA Ekonomi