KEDS ka përmirësuar tensionin në Velekincë të Gjilanit 

KEDS ka përmirësuar tensionin në Velekincë të Gjilanit 

KEDS ka intervenuar në lagjen Deponia në Velekincë të Gjilanit, duke përmirësuar kështu dukshëm tensionin e ulët për banorët e këtushëm.

Konsumatorët në ketë lagje kanë qenë të kyçur me një kabllo nëpër drunj dhe kanë pasur rënie të mëdha të tensionit.


Ekipet e KEDS-it kanë zëvendësuar ato me shtylla betoni dhe kabllo bistekë dhe tani banorët e kësaj lagje kanë tension stabil dhe furnizim më kualitativ të energjisë elektrike dhe me këtë është larguar edhe rreziku nga rrjeti i vjetër dhe i dëmtuar.


Të gjitha punimet këtu janë kryer nga ekipet e Mirëmbajtjes të KEDS-it, në bashkëpunim edhe me banorët e lagjes.  Banorët i gëzohen këtij intervenimi dhe i janë shumë mirënjohës KEDS-it.

Image may contain: sky, outdoor and natureImage may contain: sky, cloud and outdoor

Autor: RTKlive