Çmimi Nobel, Rama: Paturpësia po bëhet pjesë normale e botës ku jetojmë

Çmimi Nobel, Rama: Paturpësia po bëhet pjesë normale e botës ku jetojmë

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka reaguar në lidhje me çmimin Nobël i fituar nga Peter Handke.

Me anë të një statusi në Twitter, Rama ka thënë se nuk do të besonte kurrë se Komiteti i Nobel-it, do të bënte diçka kaq të turpshme.

“Kurrë nuk do të mendoja që do të më bënte me vjellë çmimi Nobel, por paturpësia po bëhet pjesë normale e botës ku jetojmë. Pas zgjedhjes së turpshme të bërë një autoritet moral si Akademia Nobel ku turpëria është vulosur si një vlerë e re. Jo nuk mund të bëhemi kaq tolerant ndaj racizmit dhe gjenocidit”, ka shkruar Rama.

Akademia e Shkencave dhe Arteve të Kosovës, përmes një reagimi, kërkon nga Akademia Suedeze të anulohet ky vendim.

Handke, bashkë me autoren polake Olga Tokarczuk janë fitues të Çmimit Nobel për Letërsi.