Thaçi: Vendimi për çmimin Nobel, solli dhimbje tek viktimat e panumërta

Thaçi: Vendimi për çmimin Nobel, solli dhimbje tek viktimat e panumërta

Peter Handke është nobelisti i ri në letërsi.

Sot, Akademia e Nobelit në Suedi ka ndarë çmimin nobel për letërsi shkrimtarit Petr Handke, shkruan lajmi.net.

Handke, nuk njihet vetëm si shkrimtar, ai njihet edhe si mbështetës i madh i Slobodan Millosheviqit dhe masakrave të tij në Ballkan.

Ai kishte deklaruar se Millosheviqi ka mbrojtur popullin e tij, duke shprehur edhe dëshirë të ishte në ushtrinë e tij.

E në lidhje me këtë ka reaguar edhe presidenti Thaçi i cili është shprehur se ky çmim ka sjell dhimbje tek viktimat e panumërta të gjenocidit serb.

Ky është postimi i tij i plotë:

Më kujtohet në vitin 1990, Vaclav Havel, Susan Sontag dhe shumë të tjerë e dinin se e keqja në Evropë duhet të ndalet. Gjenocidi në Bosnje dhe Kosovë kishte një kryers. #Handke vendosi të mbështesë dhe mbrojë kryersin. Vendimi i #NobelPrize solli dhimbje të madhe tek viktimat e panumërta.