Shënohet Dita Ndërkombëtare e Vajzave

Shënohet Dita Ndërkombëtare e Vajzave

USAID-i, në partneritet me IPKO Foundation, do të shënojë Ditën Ndërkombëtare të Vajzave (DNV).   

Tema e sivjetme është DNV, "GirlForce: Unscripted and unstoppable” (Fuqia e Vajzave: Pa skenar dhe të pandalshme”).

Dita Ndërkombëtare e Vajzave festohet më 11 tetor nga viti 2012 e tutje.  Kosova mbështet këtë nismë botërore dhe, me ndihmën e USAID-it, ka shënuar këtë ditë që nga viti 2012.  IPKO Foundation [IF - Fondacioni IPKO ] filloi të mbështesë këtë kauzë në vitin 2014 dhe këtë vit shënon gjashtëvjetorin e kësaj mbështetjeje.  Gjatë viteve, IF me krenari ka frymëzuar më shumë se 300 nxënëse nga 10 komuna të ndryshme përmes aktiviteteve të llojllojshme në pjesë të ndryshme të Kosovës. USAID-i, përmes programit të tij Mbështetja e Adoleshentëve Pas Mësimit të Rregullt po adreson nevojën e zhvillimit të shkathtësive të buta me qëllim të rritjes së punësueshmërisë së të rinjve përmes organizimit të qendrave për zhvillim të karrierës dhe ndërmarrësisë, duke nxitur në këtë mënyrë zhvillimin e edukimit sipërmarrës dhe karrierës si dhe vendosur lidhje në mes të nxënësve nga shkollat partnere në tetë komuna me punëdhënës dhe komuniteteve.

  


MË SHUME NGA Aktuale