Ky është programi i sotëm në `Mirëmëngjesi Kosovë`

Ky është programi i sotëm në `Mirëmëngjesi Kosovë`

Sot në emisionin e mëngjesit "Mirëmëngjesi Kosovë", në Radio Televizionin e Kosovës (RTK), do të diskutohet për tema të ndryshme, për të cilat do flasin mysafirët e ftuar.

Mysafir i parë do të jetë Dr. Basri Durmishi internist reumatolog, i cili do të flasë rreth artritit reumatoid.

Për Industrin e përpunimit të metalit në Kosovë, do të flasë i ftuari Astrit Rexhaj kryetar i shoqatës së metalpërpunuesve (KIMERK).

Po ashtu mysafir do të jetë Isak Beha, drejtor i Qendrës së Strehimit, do të flasë rreth akomodimit të studentëve të rinj në konvikte.

Emisioni i mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë”, përpos bisedave në studio dhe lidhjeve të drejtpërdrejta nga vende të ndryshme të Kosovës, sjellë për shikuesit edhe storie të ndryshme të përgatitura nga gazetarët e RTK-së.


MË SHUME NGA Aktuale