Rumania mund të marrë frymë lirisht

Rumania mund të marrë frymë lirisht

Parlamenti në Rumani e rrëzoi me votë mosbesimi qeverinë socialdemokrate. Rolin kryesor në mocionin ndaj qeverisë e luajti partia në opozitë PNL, e cila është e afërt me presidentin Klaus Iohannis.

Pas tre vjetësh dhe tre kryeministrave të dështuar, partia socialdemokrate, PSD,  në pushtet e Rumanisë duhet tani të rikuperojë dëmin politik duke e kërkuar fatin e saj këtej e tutje në opozitë. Pazari për postet dhe blerja e votave, me të cilat kryeministrja Viorica Dancila donte t'i shpëtonte mocionit në minutën e fundit, nuk mundn ta ndihmojnë më kabinetine  saj. Madje një sërë deputeteësht edhe nga radhët e partisë së saj kanë votuar pro mocionit.Më keq se kaq nuk ka ku të vejë për një kryetare partie dhe kryeministre. Apo?

PSD është në rënie në të gjtiha sondazhet. Fituesja e zgjedhjeve më 2016 ka rënë mjerueshëm në 19%. Ish-kryetari i saj dhe burri i fortë në biznesin politik të Rumanisë, Liviu Dragnea, ndodhet në burg për abuzim me postin. Dragnea dhe qeveria kukull e komanduar prej tij për shumë rumune dhe rumunë s'janë gjë tjetër veçse personifikim i korrupsionit galopant dhe nepotizmit në të gjithë vendin. Edhe në Bruksel e Strasburg qeveria Dancila nu kishte më çfarë të ofronte. Tani ajo u largua, Rumania mudn të marrë frymë lirisht, demokracisë i ëshët dhënë edhe një shans. Por a është vërtetë kështu? Qysh tani të shkëputurit nga PSD, me në krye ish-kryetarin e partisë dhe ish-kryeministrin Victor Ponta me partinë e tij, kanë filluar të skalisin një amalgam socialdemokrat. Ujqit e vjetër me gëzof të ri. Edhe partia ALDE me tonet e saj të fundit pseudo-liberale, partneri i ri i koalicionit të drejtuar nga SPD, u largua në kohë prej barkës që po mbytej, duke e gjetur këtë si zgjidhje „emergjence" për t'u vënë në dispozicion të një koalicioni të ri të mudnshëm. Partia e minoritetit hungarez, UDMR, që deri tani ka qenë pjesëmarrëse në të gjtiha qeveritë, do gjithashtu të marrë pjesë në qeverisje. Ngjashëm veprojnë edhe partitë e tjera të krijuara nga shkëputja prej partivetë mëdha. Të gjitha lojëra të vjetra të dinozaurëve politik në Rumani.

Fitues i krizës në fakt duhet të jetë partia konservatore nacional-liberale (PNL). Ajo ia ka dalë që ta rrëzojë qeverinë me kërkesën e katërt për mocion votëbesimi. Një arritje e fortë! Por fituesit duken ndryshe. Le ta theksojmë: kush donte të merrte përsipër rënojat e PSD-së pa u dëmtuar vet? Ekonomikisht dhe financiarisht vendi ndodhet në greminë për shkak të dhuratave elektorale ndaj baronëve nëpër rajone, por edhe për mungesë të mbulimit të rritjes së rrogave dhe pensioneve si dhe një bllokimi të jashtëzakonshëm të reformave.

Ndoshta PNL  mund të mandatohet nga presidenti Iohannis me krijimin e qeverisë. Vetëm ajo nuk mund të qeverisë, si partner koalicioni mund të mendohet vetëm aleanca e qendrës së majtë USR-PLUS e ish-komisarit të BE-së dhe ish-kryeministrit Dacian Ciolos. Çdo koalicion tjetër i aftë të qeverisë do ta kompromentonte PNL. Më 10 nëntor zhvillohen zgjedhejt presidenciale, një zgjidhje „e pamoralshme" mund ta dëmtonte Iohannis-in që pretendon njëmandat të dytë. Ciolos, krreu i ri i grupit parlamentar në Parlamentin Europian „Renew", ka kërkuar zgjedhje të parakohshme parlamentare në vend. Sipas kushtetutës ato janë të mundura më se shpejti pas zgjedhjeve presidenciale. Koha nuk pret më, Rumania më në fund pas krizës së vazhdueshme duhet të kthehet në normalitet./DW