Dështon plani ruso-iranian për ngritjen e çmimeve të derivateve

Dështon plani ruso-iranian për ngritjen e çmimeve të derivateve

Aleanca ruso-iraniane është e pranishme pothuajse në të gjitha konfliktet e viteve të fundit në Lindjen e Mesme.

Edhe në konfliktin e Jemenit, në mes të kryengritësve huti dhe forcave
qeveritare, vërehet haptas pozicionimi ruso-iranian, ku kryengritësit huti mbështeten me armatim iranian.

Kryengritësit huti kishin sulmuar disa herë njërin nga prodhuesit më të mëdhenj të naftës në botë Arabinë Sauditë, në mënyrë që të rritet eksporti i naftës nga Rusia dhe Irani, të cilat buxhetin e kanë të varur nga pikërisht eksporti i naftës.
Sulmi i fundit me 14 shtatorë, që kryengritësit Huti kishin ndërmarr kundër Arabisë Saudite.
Ku kishte të bënte me rafineritë e naftës saudite, ku për sulm ishin shfrytëzuar dhjetë dronë.

Ky sulm kishte ndikuar në zvogëlimin e menjëhershëm të prodhimit të naftës të Arabisë Saudite me rreth 50%, çka në nivel global pasqyrohet me 5% të prodhimit ditorë të naftës.

Sulmi kishte ndikuar në rritjen e menjëhershme të çmimeve të naftës, nga rreth 55$ sa ishte bareli ditën e sulmit në mbi 70$.

Në konflikt është përdorur armatim iranian dhe dronë.
Liderët e shteteve të fuqishme perëndimore akuzuan Iranin për përkrahjen e kryengritësve huti në Jemen. Mirëpo, duke parë se cënohen interesat e ruse, menjëherë më pas reagoi edhe Ministria e Jashtme e Federatës Ruse, e cila dënoi anatemimin ndaj Teheranit.

Ekonomia ruse është duke e ndjerë çdo herë e më shumë efektin e sanksioneve ekonomike kundër saj, që SHBA, BE dhe shtetet tjera kanë vendosur në vitin 2014, si kundërpërgjigje për implikimin e Rusisë për konfliktin ukrainas.
Buxheti i Rusisë është i bazuar nga të hyrat e shitjes së naftës dhe gazit, dhe çdo ngritje e çmimit të naftës do të ndikonte edhe në rritjen e të hyrave për Rusinë.

Njëjtë sikur se Rusia është edhe
Irani, ku edhe buxheti varet kryesisht nga të hyrat që vijnë nga shitja e naftës.
Nga rritja e menjëhershme e çmimit të naftës me rreth 30% për barel dhe pritshmëritë që çmimi të arrinte kuota edhe më të larta, Rusia dhe Irani do ishin përfitues të drejtpërdrejtë, por përkushtimi i SHBA dhe prodhuesve tjerë të mëdhenj të naftës, që të rrisin prodhimin e naftës dhe në treg të nxjerrin edhe rezervat e tyre shtetërore, kishte ndikuar që çmimi të mos rritej më
shumë dhe të fillonte zbritja e tij, për të arritur në nivelin më të ulët në muajin e fundit, ku sot një barel i naftës së papërpunuar shitet me 52.63$.