Vdes kozmonauti i parë që eci në hapësirë

Vdes kozmonauti i parë që eci në hapësirë

Kozmonauti Alexei Leonov, i cili hyri në histori si personi i parë që shkoi në hapësirë në 1965, ka vdekur në moshën 85 vjeçare.

Rusi shkeli për 12 minuta në hapësirë gjatë misionit të VOSKHOD 2, më 18 mars të 1965.

Leonov vdiq në spitalin Burdenko në Moskë të premten pas një sëmundje të gjatë, konfirmoi ndihmësi i tij. Ai do të varroset këtë muaj.

Kozmonauti bëri historinë pasi doli jashtë anijes së tij kozmike për rreth 12 minuta dhe eci rreth e rrotull sipër Tokës i lidhur me një kabllo 4.8 metra, transmeton oranews.

Por dalja e tij jashtë anijes kozmike për pak u kthye në tragjedi pasi kostumi i tij filloi të fryhej dhe ai u kthye menjëherë brenda.

Në një kohë kur SHBA dhe Bashkimi Sovjetik ishin në një “betejë” për epërsi në hapësirë, misioni i Leonov u vlerësua si një triumf.

Por ambiciet e tij nuk u ndalën me kaq. Leonov ishte komandant i Soyuz-Apollo, misioni i parë i përbashkët në hapësirë midis SHBA- BRSS në 1975.