Spanja pritet të goditet më rëndë nga lufta e re tregtare

Spanja pritet të goditet më rëndë nga lufta e re tregtare

Shtetet e Bashkuara tw Amerikws (SHBA), planifikojnë të vendosin tarifa ndëshkuese ndaj mallrave të Bashkimit Evropian, tarifa që pritet të kenë ndikim negativ të vendet anëtare, kryesisht Spanjën.  Kjo lëvizje, që u mundësua nga Organizata Botërore Tregtare,  ka përkeqësuar marrëdhëniet përmes Oqeanit Atlantik.   Organizata Botërore e Tregtisë vendosi më 2 Tetor se Shtete e Bashkuara mund të vendosin tarifa ndaj 7.5 miliardë dollarë mallra evropian, ndërkohë që unioni dështoi të respektojë rreg

Sipas të dhënave të Federatës Spanjolle të Ushqimit dhe Pijeve,  Shtetet e Bashkuara përbëjnë blerësin më të madh të produkteve ushqimore spanjolle jashtë Bashkimit Evropian, në vlerën e 1.7 miliardë eurove çdo vit.  Ndërkohë që SHBA vendos tarifat, ndikimi te eksportuesit bujqësor në Spanjë do të jetë i madh, shkruan “scantv”.

Washingtoni ka bërë të ditur se do tarifojë një segment të madh të mallrave evropian nga data 18 Tetor.  Vaji i ullirit i prodhuar në Spanjë është brenda listës.

Fermerët në Evropë kanë thënë se është e padrejtë që të vendosen tarifa ndaj produkteve bujqësore, duke qenë se konflikti tregtar është shkaktuar nga subvencionet e avionëve.  Qeveria spanjolle po bashkëpunon me Komisionin Evropian që të arrihet një marrëveshje me Shtetet e Bashkuara përpara datës 18 Tetor.