Gjashtë gjërat që asnjëherë nuk duhet t’i bëni për partnerin tuaj

Gjashtë gjërat që asnjëherë nuk duhet t’i bëni për partnerin tuaj

Çdo femër dëshiron të ketë një marrëdhënie të lumtur!

Megjithatë, shumë shpesh ato marrin përsipër të gjithë rolin përkushtues ndaj partnerit të tyre, duke shkuar aq larg sa të sakrifikojnë lumturinë e tyre në emër të dashurisë.

Bëni kujdes që këto 6 gjëra të mos i bëni për partnerin tuaj:

Përpjekja për të zgjedhur të gjitha problemet e tij

Edhe pse partneri juaj mund të ketë disa probleme financiare apo probleme në punë, ju nuk duhet të tentoni t’ia zgjidhni të gjithë problemet e tij.

Duke vepruar kështu, do të përfundoni së jetuari me një partner të pavendosur dhe të pafuqishëm, i cili ka frikë të marrë përgjegjësi për të ardhmen e tij.

Gjithmonë mbani mend se ju jeni një femër e jo një “hamall” që mund të përballojë gjtihçka.

Ta mbuloni me dhurata të shtrenjta gjatë gjithë kohës

Është shumë mirë t’i jepni njëri-tjetrit dhurata që janë të barabarta për nga vlera.

Dhënia e dhuratave të shtrenjta të dashurit tuaj, sidomos kur ai nuk mund t’ua kthejë njëlloj favorin, mund ta bëjë të ndihet keq për veten.

Ndërsa nga ana tjetër, nëse është mashkull i paskrupullt, ai thjesht ju keqpërdor dhe merr gjërat që dëshiron për vete.

Të jeni shpatulla ku mund të qajë të gjitha hallet gjithmonë!

Ndryshe nga femrat, meshkujt nuk bien në dashuri me femrat që ndjejnë keqardhje për ta.

Kini parasysh se vetëm sepse jeni tërë kohën një mbështetje emocionale dhe shpirtërore për të, kjo nuk nënkupton se marrëdhënia juaj është e thellë dhe e përmbushur.

Një femër e mençur e mbështet dhe frymëzon burrin e saj përmes arritjeve të reja. Dhe kjo me të vërtetë është një nga sekretet e një marrëdhënie të lumtur.

Të thoni “A të pata thënë?”

Edhe nëse keni 100% të drejtë, nuk ka asgjë më acaruese se fraza “A të pata thënë?!”

Duke thënë këtë, ju tregoni se jeni më e mençur se partneri juaj, ndërsa kjo e acaron atë jashtëzakonisht shumë sepse meshkujt kanë nevojë të ndjehen të rëndësishëm.

Duke pohuar sundimin dhe dominimin mbi të, vështirë se do t’ju ndihmojë të krijoni një marrëdhënie harmonike.

Të hiqni dorë nga karriera dhe jeta tuaj personale

Vetëm për shkak se një femër ka gjetur dashurinë e jetës së saj, kjo nuk nënkupton se duhet të heqë dorë nga miqtë dhe karriera e saj.

Për fat të keq, nëse sakrifikoni kënaqësitë tuaja personale në mënyrë që të kujdeseni për familjen tuaj, i dashuri juaj mund të humbasë interesin për ju një ditë.

Sa më e pasur të jetë jeta juaj personale jashtë familjes, aq më shumë partneri juaj do t’ju vlerësojë. Por, gjithnjë mos harroni: veprimet ekstreme janë të rrezikshme.

Të ndryshoni pamjen tuaj!

Është krejtësisht e natyrshme që një femër të duket bukur për të dashurin e saj apo njeriun që pëlqen, por nëse ai ju detyron të ndryshoni pamjen tuaj të jashtme në mënyrë drastike, atëherë ju nuk keni nevojë për një mashkull të tillë.

Njëkohësisht, nëse i dashuri juaj kërkon diçka nga ju që mund ta përballoni, mos u bëni kokëfortë, pasi kjo nuk do të shkaktojë asnjë dëm në marrëdhënien tuaj dhe përkundrazi do ta forcojë më shumë lidhjen tuaj emocionale.