Zaev: Evropa nuk guxon të na ndëshkojë

Zaev: Evropa nuk guxon të na ndëshkojë

Edhe pa miratimin e Ligjit për Prokurorinë Publike, kryeministri Zoran Zaev është optimist se vendi do të merr datë për nisjen e bisedimeve me Bashkimin Evropian.

I pari i organit ekzekutiv thotë se BE-ja nuk guxon ta ndëshkoj vendin shembull në rajon për zbatimin e reformave, duke shtuar se kërkesat e Francës nuk kanë të bëjnë me kushtet ndaj Maqedonisë së Veriut, por me zbatimin e metodave produktive gjatë bisedimeve.

"Nuk dua as të mendoj a do të ketë datë. Presim 15 vite, morëm vendime të renda, reformat kanë domethënien e tyre të vërtetuar 100 për qind me Raportin e KE-së, marrëveshjet me fqinjët. Jemi shembull për rajonin dhe BE-ja nuk guxon ta dënoj shembullin më të mirë. Datat 17-18 tetor do të jenë vendimtare, ndërsa unë mbetem optimist. I kemi nga vetja të gjitha argumentet e botës mbi të drejtën për ta fituar datën e bisedimeve”, tha Zoran Zaev, kryeministër.

Opozita vlerëson se me Zaevin kryeministër vendi nuk do të merr datën. VMRO-DPMNE-ja akuzon Qeverinë se ka hequr dorë nga vullneti për ta miratuar Ligjin për Prokurorinë Publike.

"Është e pamundur marrja e datës derisa oktapodi i Zoran Zaevit është në pushtet. Edhe pas gjitha të këqijave që bëri Zaev, si: ndryshimi i Kushtetutës në mënyrë kriminale, Maqedonisë i janë hapur sfida të reja si ballafaqimi me korrupsionin e lartë ku janë të përfshirë funksionar shtetëror dhe kriminaliteti. Nuk ka asgjë nga kushtet për reforma në administratën publike dhe sundimin e ligjit”, pohoi Naum Stoillkovski, zëdhënës i VMRO-DPMNE-së.

Në prag të vendimit për marrjen ose jo të datës për bisedime me BE-në, grupet e punës mes pushtetit dhe opozitës për harmonizimin e propozim-Ligjit për Prokurorinë Publike nuk kanë lëvizur nga qëndrimet. Opozita kërkon që teksti të dërgohet në Komisionin e Venecias, ndërsa pushteti konsideron se kërkesat e VMRO-DPMNE-së tejkalojnë vijat e kuqe.