VMRO: Zaev dhe Ruskoska nuk kanë interes për zgjidhjen e rastit “Reket”

VMRO: Zaev dhe Ruskoska nuk kanë interes për zgjidhjen e rastit “Reket”

Zoran Zaev dhe prokuroria Ruskoska nuk kanë interes ta zgjidhin rastin “Reket”. Përkundrazi, Zaev dhe Ruskoska kanë interes rastin ta mbyllim në mënyrë do t’i fshijnë gjurmët të cilat çojnë nga koka e oktapodit.

Sepse gjashtë muaj nuk ka vepruar kundër Remenskit. Për këtë arsye ajo edhe tani është lënë e lirë. Nuk  ka dëshmi më të madhe për bashkëpunim mes Zaevit, Ruskoskës dhe Remenskit nga fakti se Frosina Remenski do të vendos për ligjin e prokurorisë publike, ligj nga i cili varet puna e Villma Ruskoskës.

Në mënyrë shtesë, nëse Jovçe Remenski si funksionar i lartë në DSK u kanos në rrjetet sociale, çfarë mund të bëjë tani kur bashkëshortja e tij gjendet në arrest shtëpiak dhe akuzohet për skandal kriminal?.

Ai mundet drejtpërdrejtë të ndikojë në punën e operuesve që të dal në interes të bashkëshortes së tij.

Institucionet të mos flenë por menjëherë të bëjnë hetime nëse Frosina Remenksi nëpërmjet bashkëshortit të saj ka keqpërdorur informacione nga shërbimet policore dhe nëse të njëjtat janë shfrytëzuar në rastin “Reket”.

Secili që do të veprojë jashtë ligjit, pa dallim nëse e ka urdhëruar Zaevi apo dikush tjetër i afërt me të, do të mbajë përgjegjësi për punën e kundërligjshme, sapo të kthehet shteti ligjor. /Alsa-m