Presidenca e Finlandës me BE-në kërkon kompromis për Maqedoninë e Veriut

Presidenca e Finlandës me BE-në kërkon kompromis për Maqedoninë e Veriut

Këshilli i BE-së të sjell vendim për fillim të bisedimeve me atë që në ndërkohë të futet metodologjia e re në bisedime, e cila do të marrë në konsideratë procesin gradual dhe do të jetë i kthyeshëm, diçka për të cilën insiston Franca dhe e gjithë kjo do të bëhet para konferencës së parë ndërqeveritare, e cila nuk duhet të mbahet më vonë se gjysmën e parë të vitit të ardhshëm.

Ky është kompromisi i ri, në të cilin neni operativ 13, nga versioni draft e ka propozuar nga presidenca e Finlandës me Bashkimin Evropian, e në të cilën dje duhej të diskutohet në mbledhjen e jashtëzakonshme KOREPER, që po mbahet në nivel të ambasadorëve të vendeve anëtare, para mbledhjes së nesërme të Këshillit për punë të përgjithshme në nivel të shefave të diplomacive në Luksemburg.

Qëllimi, siç brifojnë burime nga Qeveria, është që të arrihet pajtueshmëri në nivel të ambasadorëve para takimit të nesërm të Këshillit për punë të përgjithshme, ndërsa paqartësia mbetet nëse Franca do ta pranojë këtë kompromis. Me këtë do të lehtësohej i gjithë procesi, por megjithatë ekziston mundësia që vendimi të transmetohet në nivel të shefave të diplomacive por edhe në nivel të shefave të shteteve.

Vendimi që të marrim statusin e kandidatin është sjellur në nivel të shefave të shteteve, rikujtojnë nga Qeveria.