"Në konkursin për storien më mirë për varfëri, NUK fitoi storia më e mirë"

"Në konkursin për storien më mirë për varfëri, NUK fitoi storia më e mirë"

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës mbajti edicionin e 14-të të ndarjes së çmimeve vjetore “Çmimi i gazetarisë për varfërinë”.

Në prag të Ditës Ndërkombëtare të Varfërisë, çmimi për video-storien e shkurtër më të mirë i është ndarë gazetares Rejhane Selimi nga Klan Kosova.

Kurse, dokumentari më i mirë ishte nga autorja Kaltrina Rexhepi Dragusha nga RTK.

Mirëpo për ndarjen e këtyre çmimeve pati reagime.

Gazetari i RTK-së, Besart Galica nëpërmjet një postimi në profilin tij “Facebook” ka reaguar ndaj këtij konkursi.

Ai ka thënë se në këtë konkurs nuk ka fituar storia që pati bërë bujën, ku edhe ka shpërndarë skorien e realizuar nga Galica.

“Në konkursin për storien më mirë për Varfëri, NUK ka fituar storia që pati bërë bujë!

Çfarë vlerësimi! Megjithatë, është publiku që e ka gjyku e vlerësu!”, ka shkruar Galica.

Më poshtë keni storien për të cilën ka shkruar Galica.