Bletët shpallen gjallesat më të rëndësishme në botë

Bletët shpallen gjallesat më të rëndësishme në botë

Thumbimi nga bletët dhëmb shumë, por nëse këto do të zhdukeshin, do të dhimbte edhe më shumë. Për këtë arsye, shkencëtarët kanë shpallur ato si gjallesat më të rëndësishme në botë.

Në debatin e fundit të Shoqërisë gjeografike të Mbretërisë së Londrës, shkencëtarët dhanë një njoftim të madh, duke bërë të ditur se bletët tashmë janë gjallesa në zhdukje.

Sipas një studimi të fundit, bletët përreth botës janë zhdukur deri në 90 përqind, dhe arsyet varen nga rajoni, por sidoqoftë, disa prej tyre janë mungesë e ambienteve të veçanta, mungesë e luleve, përdorimi i tepërt i pesticideve e shumë të tjerë.

Por një studim tjetër, po na tregon diçka shumë pozitive rreth kësaj gjallese që po konsiderohet në zhdukje.

Bletët, janë të vetmet insekte të cilat nuk përmbajnë dhe nuk përçojnë tek të tjerët asnjë virus apo bakterie, bazuar në këtë, ato po vlerësohen si gjallesat më të rëndësishme në botë.

Agrikultura në botë varet deri në 70 përqind prej bletëve, thënë në mënyrë më direkte, 70 deri në 100 ushqime krijohen krejt në favor të bletëve.

Po ashtu, pjalmimi i tyre lejon bimët që të riprodhohen, gjë që ua mundëson miliona kafshëve që të ushqehen, duke nënkuptuar që pa to, fauna do të fillonte të zhdukej.

Sa i përket mjaltit të bletëve, përpos shijes së mrekullueshme që ka, njihet edhe si një ilaq natyral shumë i mirë për shëndetin, si dhe përdoret në kozmetikë.