VIDEO - Sot hapet ekspozita “Women” e Mimoza Studenicës

VIDEO - Sot hapet ekspozita “Women” e Mimoza Studenicës

Sot në Prishtinë do të hapet ekspozita “Women” (Gruaja) e Mimoza Studenicës. Ekspozita do të hapet në ora 19:00 në Shtëpinë e Evropës – Europe House në kryeqytet.

Kjo është ekspozita e dytë personale e Studenicës, e cila thotë se punon me filigran në letër dhe kryesisht mozaik, deri sa ekspozita e saj e parë ishte për muzikën. Ajo, në emisionin “Mirëmëngjesi Kosovë” në RTK, tha se në ekspozitën e cila do të jetë e hapur 30 ditë prezantohen 36 vepra arti.

Në pikturat e saj janë të shfaqur artistët me famë botërore, si Marilyn Monroe, Mick Jagger, David Bowie, Bob Marley, The Beatles, si dhe shumë karaktere të ndryshme.

Për më shumë ndiqni videon në vazhdim: