Takim i ri i Komisionit të ekspertëve të Maqedonisë së Veriut e Bullgarisë

Takim i ri i Komisionit të ekspertëve të Maqedonisë së Veriut e Bullgarisë

Takim të ri sot në Ohër do të mbajë Komisioni i përzier i ekspertëve Maqedoni-Bullgari. Anëtarët e Komisionit do të vazhdojnë atje ku kanë ngelur muajin e kaluar në takimin në Sofje – do të debatojnë për aspekte të ndryshme nga çështja për rëndësinë e personalitetit dhe veprës të Goce Dellçev në kontekst të rëndësisë së tyre për historinë e të dy vendeve.

Ekspertë të Maqedonisë dhe Bullgarisë, siç konfirmuan për AIM nga Komisioni, përveç për gjetjen e mënyrës për festimin e përbashkët eventuale të Goce Dellçevit, në takimin e tetë i cili mbahet sot dhe nesër do të bisedojnë edhe për atë të gjejnë rekomandime të përbashkëta për përmirësimin e librave të historisë të cilët e përpunojnë periudhën e shekullit të mesëm dhe periudhën e hershme osmane.

Diskutimi për Dellçevin, takimin e kaluar, ka qenë i mundimshëm, por frytdhënës dhe është bërë progres i vogël për ç’arsye anëtarët i vazhdojnë bisedat në këtë temë.

Ky është takimi i pestë i Komisionit këtë vit, ndërsa deri në fund të vitit është paraparë edhe një.

Qëllimi i takimeve, siç thonë nga Komisioni, është bëhet denacionalizim dhe depolitizim i së kaluarës.