Audi TT do të arrijë tërësisht ndryshe, shndërrohet në SUV

Audi TT do të arrijë tërësisht ndryshe, shndërrohet në SUV

Zëvendësi i modelit TT, është duke u punuar nën kodin eTTron

Në 20 vitet e fundit, modeli TT ishte një ndër makinat kryesore sportive të Audit, por rënia e shitjeve dhe planet ambicioze për elektrifikim, kanë bërë që gjithçka të ndryshojë, transmeton Telegrafi.

Deri më tani, e dimë që TT do të kthehet në një makinë që mbushet me rrymë, sapo të jetë larguar nga prodhimi gjenerata aktuale. Mirëpo, derisa mendohet se do të qëndrojë prejardhjes sportive, AutoExpress raporton se do të shndërrohet në një makinë SUV.

Gjenerata e këtij Audi, të quajtur përkohësisht me kodin eTTron, do të mbushet me rryme dhe vjen nga linja e njëjtë si e-tron SUV dhe e-tron GT. Sa i përket dizajnit, ky crossover me 4.2 metra, do të jetë më kompakte dhe ngjashmërinë më të madhe do ta ketë me modelin Q3.

Brenda këtij kësaj makine, do të jetë i integruar Virtual Cockpit i zhvilluar nga Audi, derisa do të ketë teknologji të lartë dhe stil të mirë.