Aktivizoni automatikisht “Dark Mode” në iOS 13

Aktivizoni automatikisht “Dark Mode” në iOS 13

Funksioni më intrigues i iOS 13 është padyshim ndërfaqja e errët e njohur edhe si “Dark Mode”. Ai është një distancim i qartë prej ngjyrës së bardhë që ka dominuar iOS prej vitesh por një funksion i shumëpritur dhe shumëkërkuar nga përdoruesit.

Ndërfaqen mund ta aktivizoni manualisht nga Qendra e Kontrollit ose duke hyrë në Settings por për fat të mirë Apple ka përfshirë një opsion i cili e aktivizon automatikisht në varësi në orës.

Kështu gjatë ditës mund të keni temën e bardhë ndërsa në mbrëmje temën e errët duke aplikuar më pak presion ndaj syve tuaj.

Aktivizimi automatik i temës është i thjeshtë.

Sigurohuni se keni të instaluar iOS 13 duke shkuar në Settings > General > Software

Hapni aplikacionin Settings dhe navigoni në Display & Brightness

Aktivizoni opsionin Automatic nën opsionin Appearance

Klikoni butonin Options për të përcaktuar orarin e aktivizimit automatik

Zgjidhni ose opsionin Sunset to Sunrise i cili përdor vendndodhjen tuaj për të përcaktuar temën e errët ose të bardhë, ose mund të vendosni vetë një orar