Osmani: Për ne dielli edhe më tej do të lind në perëndim

Osmani: Për ne dielli edhe më tej do të lind në perëndim

Zv.kryeministri për Çështje Evropiane, Bujar osmani sot do të udhëtojë për në Luksemburg dhe Bruksel në konsultime dhe bisedime të fundit me përfaqësuesit e Bashkimit Evropian dhe vendet – evropiane të Unionit, ndërkaq në prag të takimit ministror për punë të përgjithshme (GAK), ku në rend dite do të gjendet vendimi për fillim të negociatave me Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Në kuadër të vizitës, siç kumtoi shërbimi për shtyp i SÇE, Osmani do të ketë edhe takim pune me ministrin alternativ të Greqisë për Evropës, Miltiadis Varviciotis, takim i parë zyrtar i ministrave për çështje evropiane të të dy vendeve, pas zgjedhjes së Qeverisë së re të Micotakisit në Greqi.

Në takim pritet të hapen çështje për bashkëpunim bilateral mes dy vendeve, posaçërisht në suaza të bashkëpunimit të paraparë për integrimet evropiane të vendit.

Para se të niset për në Luksemburg dhe Bruksel, Osmani në rrjetet sociale ka shkruar se “për Maqedoninë e Veriut, dielli edhe më tej do të lind në perëndim”.

“Në rrugë për Luksemburg dhe Bruksel, sy më sy me historinë para vendimit final. Pavarësisht nëse vendimi do të jetë sot ose nesër, do të jetë PO ose JO, për ne dielli edhe më tej do të lind në Perëndim”, ka shkruar Osmani në Facebook