Tupurainen: Evropa ka obligime ndaj Ballkanit Perëndimor

Tupurainen: Evropa ka obligime ndaj Ballkanit Perëndimor

“Kryesimi finlandez me Bashkimin Evropian është tërësisht i përkushtuar në procesin e zgjerimit dhe nga takimi i sotëm presim sinjal drejt rajonit të Ballkanit Perëndimor, çka do të bëjë Evropa lidhur me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë”, porositi sot ministrja finlandeze për çështje evropiane, Titi Tupurainen gjatë arritjes në Luksemburg në Këshillin për punë të përgjithshme, në të cilin në nivel ministrave të jashtëm mes tjerash duhet të bisedohet edhe rreth vendimit për fillim të negociatav

“Zgjerimi është në agjendën tonë dhe ne si kryesi jemi tërësisht të përkushtuar ndaj procesit dhe sot presim sinjal drejt Ballkanit Perëndimor, për atë se çka do të bëjë Evropa lidhur me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë. Evropa ka obligime dhe duhet t’i përgjigjemi rajonit të Ballkanit Perëndimor”, tha ajo.

Tuturainen theksoi se tani për tani nuk dëshiron ta parashikojë rrjedhën e bisedimeve, përsëriti se kryesimi finlandez e mbështetë zgjerimin, por shtoi se duhet të dëgjohen edhe qëndrimet e vendeve të tjera anëtare, sepse vendimet sillen me konsensus.

Në rend dite, sot në takimin në Luksemburg është edhe Brekziti, ndërsa ministrja finlandeze theksoi se duhet të përgatiten të gjithë skenarët e mundshëm.

“Duhet të jemi të përgatitur se do të ketë marrëveshje, por duhet të jemi të përgatitur edhe se nuk do të ketë”, shtoi ajo.