Hiper-makina e re nga Lindja e Mesme prezantohet gjatë muajit të ardhshëm

Hiper-makina e re nga Lindja e Mesme prezantohet gjatë muajit të ardhshëm

Krijuesit e makinave nga Lindja e Mesme, deri më tani kanë sjellë vetëm koncepte të makinave, pa arritur që ta prodhojnë ndonjë në tërësi.

Sa i përket dukjes së këtyre makinave, ishin të nivelit të lartë, vetëm se pritjet nuk përmbusheshin pasi që veturat nuk i prodhuan ndonjëherë.

Por, këtë herë Ajlani Motors pretendon ndryshe, meqë hiper-makinën e re të quajtur Dragon, do ta prezantojë në Dubai Motor Show, gjatë muajit të ardhshëm.

Në pamjet e shpërndara, shihet vetëm silueta e kësaj hiper-makinën të re, që duket se do ketë formë të gjerë, si dhe motor në mes.

Deri më 12 nëntor, pritet të shihet se çfarë do të sjellë Ajlani Motors, që pretendon se do sjellë një makinë shumë të mirë.