Ronaldo: Rekordet? Nuk i kërkoj, vijnë ato tek unë

Ronaldo: Rekordet? Nuk i kërkoj, vijnë ato tek unë

Portugalia nuk arriti të merrte pikë në tansfertë me Ukrainën pasi që u mposht 2-1, e tashmë për ta patur të sigurt kualifikimin i duhet t’i fitojë të dyja ndeshjet e mbetura me Lituaninë dhe Luksemburgun.

Me 11-metërshin që shkurtoi në 2-1 diferencën ndaj Ukrainës, Cristiano Ronaldo kapi shifrën e 700 golave në karrierë si profesionist.

Një statistikë e pabesueshme, që mund ta ëndërrojnë shumë pak futbollistë, aq më tepër që janë shënuar në më pak se 1000 takime, më saktësisht për 974 ndeshje.

“Nuk e di se sa rekorde kam thyer, por i gëzohem momentit. Rekordet vijnë në mënyrë natyrale, nuk jam unë që i kërkoj, më kërkojnë ato mua. Nuk jam i fiksuar pas tyre. Falënderoj të gjitha ata që më kanë ndihmuar që të arrij këtë objektiv kaq impresionues”, – deklaroi “asi” portugez pas ndeshjes me Ukrainën.