​Giroud drejt largimin nga Chelsea, pritet të ribashkohet me Conten

​Giroud drejt largimin nga Chelsea, pritet të ribashkohet me Conten

Sulmuesit francez, Olivier Giroud, i ka sosur durimi për faktin që nuk po luan te Chelsea, pasi Frank Lampard ka zgjidhje të tjera parësore për repartin e sulmit.

Në një prononcim të fundit e ka bërë të qartë se e ardhmja e tij, nëse situata nuk ndryshon, do të jetë larg “Stmaford Bridge”:

“Nëse do të jem i detyruar, do të largohem, sikurse veprova kur isha tek Arsenali.”

Për këtë motiv, sikurse njofton “Tuttosport”, Interi e ka shënuar si objektiv të merkatos sulmuesin francez.

Ka qenë Anontio Conte ai që e mori te Chelsea në janar të vitit 2018, 6 muaj para se të largohej nga drejtimi i bluve të Londrës. Trajneri italian i zikaltërve e çmon shumë shumë si futbollist dhe në fakt i kujton stilin e lojës së Edin Dzkeos, të cilin Interi dështoi t’ia “rrëmbente” Romës gjatë merkatos së verës. Afrimi i Giroud në janar do të kushtonte pak dhe Conte do të kishte në dispozicion një lojtar i cili u përshtatet skemave të tij.