Samsung Galaxy Fold i çmontuar, tregon pse ky smartfon është aq i thyeshëm

Samsung Galaxy Fold i çmontuar, tregon pse ky smartfon është aq i thyeshëm

Lansimi i Samsung Galaxy Fold, është shtyrë për disa muaj për shkak se pajisje ishte tepër e dobët.

Megjithëse dukej se është punuar në të, smartfoni i parë i palosshëm nga Samsung ka ende shumë nevojë për përmirësime.

Në çmontimin që e ka bërë kanali në YouTube, iFixit shihet struktura e bobët që ka ky smartfon, si dhe pjesët mbrojtëse që nuk kryejnë funksionet e duhura.

Këto janë arsyet kryesore, që telefoni është aq i thyeshëm dhe brenda një kohe të shkurtër përdorimi, mund të vjetrohet së tepërmi.

Blerja e Samsung Galaxy Fold që kushton rreth 2,000 euro dhe që në fillim, të tregojë thyerje apo shenja dëmtimesh, nuk do ishte aspak e këndshme.