Arbnor Morina, drejtor sportiv te Flamurtari

Arbnor Morina, drejtor sportiv te Flamurtari

Trajneri i njohur, Arbnor Morina do të jetë drejtor sportiv te Flamurtari.

Trajneri dhe klubi kuqezi kanë arritur marrëveshje dhe kjo është konfirmuar edhe nga klubi i kryeqytetit dhe vet Morina.

“Do të jem drejtor sportiv te Flamurtari. Si gjithmonë i gatshëm për punë”, ka thënë ai.

Morina në të shkuarën ka drejtuar klube si Prishtina, Vushtrria, Hysi, Besa e Gjilani, në postin e trajnerit.

Ai ka qenë pjesë e Prishtinës së fundmi në postin e drejtorit sportiv.

Flamurtari pas xhiros së nëntë në Superligë, ndodhet në pozitën e dhjetë me nëntë pikë të grumbulluara.