Arrestohet drejtori i Infrastrukturës në Komunën e Drenasit

Arrestohet drejtori i Infrastrukturës në Komunën e Drenasit

Policia e Kosovës ka arrestuar Idriz Hysenaj, drejtor i Infrastrukturës në Komunën e Drenasit, nën dyshimin e bazuar për keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar.

Deri tek arrestimi i tij ka ardhur pas hetimeve disa mujore ku ka rezultuar se Hysenaj për interesa personale dhe të kompanisë së tij (kompani për ndërtimin e objekteve banesore) ka keqpërdorur pozitën e tij zyrtare.

Pas ndërmarrjes së veprimeve hetimore të nevojshme, sigurimin e dëshmive, intervistimin e palëve dhe intervistimin e personit të dyshuar , i njëjti është arrestuar dhe me vendim të prokurorit kompetent dërgohet në mbajtje prej 48 orësh për procedura të mëtejme.