Haradinaj konfirmon se s`do të jetë deputet

Haradinaj konfirmon se s`do të jetë deputet

Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, ka konfirmuar se pas certifikimit të rezultateve të zgjedhjeve dhe pas konstituimit të  Kuvendit, ai do ta dorëzojë mandatin në Kuvend.

Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës ka thënë se ai nuk do të jetë deputet në Kuvendin e Kosovës.

Partia e kryeministrit në detyrë bashkë me PSD-në, sipas rezultateve preliminare, kanë dalë të katërtit në zgjedhjet parlamentare të 6 tetorit, duke fituar 11.57 për qind, transmeton Express.

Akoma nuk kanë dalë rezultatet e plotë me votat e deputetëve, mirëpo nga ato që kanë rrjedhur nga Komisionit Qendror Zgjedhor, është parë se Haradinaj si bartës i listës, ka mijëra vota në qytete të ndryshme.

Haradinaj nuk do të jetë pjesë e legjislaturës së shtatë, ndërsa edhe më parë ai ishte larguamr nga Kuvendi.