Vazhdon vjeshta a nxehtë, moti për nesër dhe pasnesër

Vazhdon vjeshta a nxehtë, moti për nesër dhe pasnesër

Ditëve në vijim do të vazhdojë të mbajë mot i ngrohtë dhe me diell në Kosovë.

Ditën e enjte do të ketë edhe vranësira kalimtare, ndërsa orëve të mëngjesit në vise të ulëta, më ftohtë dhe mundësi për mjegull e mjegullinë, bën të ditur Prishtina Weather.

“Sipas parashikimeve të fundit mot i ngjashëm, i ngrohtë dhe kryesisht me diell, do të vazhdojë të mbizotëroj deri nga mesi i javës së ardhshme”, njofton shërbimi i meteorologjisë.

Parashikimi për datat 16-17 tetor:

16.10.2019 – Kryesisht me diell dhe ngrohtë. Në mëngjes vende-vende në vise të ulëta mundësi për mjegull/mjegullinë. Erë e lehtë nga jugperëndimi-perëndimi 1-4m/s. Indeksi UV: 4.

17.10.2019 – Ngrohtë, me diell dhe vransira kalimtare. Erë e lehtë nga jugu 1-3m/s. Indeksi UV: 4.