Osmani pritet në Shtëpinë e Bardhë, flet për sfidat që e presin Kosovën

Osmani pritet në Shtëpinë e Bardhë, flet për sfidat që e presin Kosovën

Kandidatja e LDK-së për kryeministre, Vjosa Osmani, po qëndron për vizitë në SHBA, ku sot është pritur nga zyrtarë të lartë të administratës së presidentit amerikan Donald Trump.

Osmani, përmes një postimi në 'Facebook', ka bërë të ditur se është pritur në një takim nga John Erath – drejtor për Evropë në Këshillin për Siguri Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë

“Kënaqësi të pritem sot në Këshillin për Siguri Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, nga z.John Erath, Drejtor për Evropë. Patëm diskutime shumë produktive rreth prioriteteve dhe sfidave që e presin Kosovën gjatë muajve e viteve në vijim”, ka shkruar Osmani.