Irani pro Serbisë në ‘luftën’ kundër anëtarësimit të Kosovës në INTERPOL

Irani pro Serbisë në ‘luftën’ kundër anëtarësimit të Kosovës në INTERPOL

Irani edhe një herë i ka dhënë mbështetje Serbisë në qëndrimin kundër anëtarësimit të Kosovës në INTERPOL dhe UNESCO.

Irani edhe një herë i ka dhënë mbështetje Serbisë në qëndrimin kundër anëtarësimit të Kosovës në INTERPOL dhe UNESCO.

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq gjatë ditës së sotme është takuar me kryetarin e Asamblesë Këshillëdhënëse Islame të Republikës Islamike të Iranit, Ali Larijani.

Siç shkruajnë mediet serbe, transmeton lajmi.net, në këtë takim është biseduar për shumë çështje e në veçanti për Kosovën.

Sipas medieve serbe, Larijani citohet t’i ketë thënë Vuçiqit se pavarësisht presioneve, Irani nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës dhe do të vazhdojë ta mbështes Serbinë në “luftën” e saj kundër anëtarësimit të Kosovës në INTERPOL dhe UNESCO.

Po ashtu Larijani dhe Vuçiq kanë biseduar edhe për bashkëpunimet e mundshme në fushat ku ka mundësi realiste, veçanërisht ato ekonomike. 


MË SHUME NGA Aktuale