Lladrovci: Arrestimin e drejtorit të Infrastrukturës e inicova

Lladrovci: Arrestimin e drejtorit të Infrastrukturës e inicova

Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka treguar se arrestimin e drejtorit të Infrastrukturës në Komunën e Drenasit me inicialet I.H, nën dyshimet për “keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar”. e ka iniciuar vetë ai.

Lladrovci, përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, tha se pa paragjykuar fajësinë apo pafajësinë e kurrkujt, rastin e ka iniciuar vet dhe nuk është i vetmi.

“Ky inicim i rastit që kam adresuar është në mesin e shumë rasteve të tjera, pa paragjykuar fajësinë apo pafajësinë e kurrkujt”, shkruan Lladrovci.

Ai tha gjithashtu se kjo ndodhi për shkak zbatimi i ligjit është prioritet i Lladrovcit.

“Që nga marrja e mandatit të Kryetarit të Komunës së Drenasit, jam zotuar se zbatimi i ligjit do të jetë prioritet imi”, ka thënë Lladrovci. 

Kryetari i Drenasit premtoi se rasti i Idriz Hysenajt do të shkojë konform legjislacionit në fuqi, pa gjykuar fajësinë apo pafajësinë e tij.

“Edhe për rastin e z. Idriz Hysenaj, pas pranimit të informacionit zyrtar për dyshimet për keqpërdorim të detyrës zyrtare, do te marr vendim konform legjislacionit në fuqi, pa paragjykuar fajësinë apo pafajësinë e tij”

Idriz Hysenaj dyshohet se ka keqpërdorur pozitën e tij në Komunë, në favor të kompanisë së tij.

Një gjë e tillë është bërë e ditur përmes një komunikate për media.