Del në shitje Fiat-i i prodhuar më 1969, ka të kaluara vetëm 18 mijë km

Del në shitje Fiat-i i prodhuar më 1969, ka të kaluara vetëm 18 mijë km

Kur doli së pari në shitje në vitin 1969, Fiat 128 revolucionarizojë botën e automobilave.

Kjo, për arsyen se konsiderohej vetura e parë me “motor në hundë”. Ajo po ashtu mori çmimin si “Vetura Evropiane e Vitit”.

Një banor i Apenineve posedon një makinë të tillë, që ka vetëm 17,861 kilometra të kaluara.

Ai, kësisoj, ka vendosur ta nxjerrë në ankand, pasi arriti ta restaurojë mjetin lëvizës.

Thuhet se pronari i parë dhe i vetëm i makinës ishte Giuseppe Pettinicchi, i cili bleu një “128”-sh në një ekspozitë të firmës prodhuese të saj në Campobasso.

Pettinicchi ishte një punonjës i administratës komunale të Campobassos, e përdori Fiat-in shumë pak dhe është ende  pronari i vetëm që ka të regjistruar atë.