Qeveria irakiane largon 61 zyrtarë për shkak të protestave

Qeveria irakiane largon 61 zyrtarë për shkak të protestave

Iraku renditet i 18-ti në shkallën e korrupsionit të Transparencës Ndërkombëtare, i cili shkon nga zero (shumë i korruptuar) në 100 (shumë i pastër).

Kabineti irakian ka larguar 61 zyrtarë për protestat e fundit që shkaktuan vdekjen e më shumë se 100 njerëzve dhe plagosjen e mijëra të tjerëve në fillim të këtij muaji.

Dokumentet e rrjedhura të marra nga Anadolu Agency treguan se vendimi është marrë gjatë një mbledhjeje të kabinetit më 14 tetor.

Në fillim të këtij muaji protestat tronditën kryeqytetin irakian Bagdad dhe provincat jugore kundër papunësisë së lartë dhe korrupsionit qeveritar.

Një gjykatë irakiane sot lëshoi fletëarreste për dy oficerë policie lidhur me vdekjen e protestuesve gjatë demonstratave.

Iraku renditet i 18-ti në shkallën e korrupsionit të Transparencës Ndërkombëtare, i cili shkon nga zero (shumë i korruptuar) në 100 (shumë i pastër).

Pakënaqësia në Irak është rritur vitet e fundit për shkak të rritjes së papunësisë dhe korrupsionit të shfrenuar. Shumica në vend kanë qasje të kufizuar në shërbimet themelore siç janë energjia elektrike dhe uji i pastër, dhe papunësia është rreth 10 për qind.