Vendoset gurthemeli për ndërtimin e tri klinikave shëndetësore në Kamenicë

Vendoset gurthemeli për ndërtimin e tri klinikave shëndetësore në Kamenicë

Në Kamenicë gjatë ditës sotme është bërë vendosja e gurthemelit të ndërtimit të Klinikës së Gjinekologjisë, Pediatrisë dhe Urgjencës, projekt ky i cili u vlerësua si shumë i nevojshëm për qytetarët e kësaj ane.

Kryetari i Komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati duke folur për rëndësinë e këtij investimi, tha se për rreth 30 vjet qytetarët e Kamenicës nuk i kanë pasur shërbimet gjinekologjike, teksa bëri të ditur se dhe stafin shëndetësor do të sigurojnë.

Ndërtimi i këtyre shërbimeve shëndetësore u mundësua nga shteti i Kuvajtit, përfaqësuesi i të cilit Mahmud Al Najadi tha se ndihmat e tilla janë një strategji e tyre për t’i ndihmuar njerëzve në nevojë.

Ndryshe, projekti pritet të kushtojë rreth 250 mijë euro dhe do të përfundojë pas dy muaj e gjysmë.