Tesla konfirmon se do ta sjellë në nëntor një pickup

Tesla konfirmon se do ta sjellë në nëntor një pickup

Në mesin e shumë modeleve që i ka lansuar dhe të tjerave që i ka paralajmëruar, derisa po ka shumë problem në shpërndarjen e tyre, Tesla konfirmoi edhe një model të ri.

Për një kohë të gjatë, ishte thënë se është duke u punuar një një pikup elektrik, ndërsa thuhet se prezantohet në nëntor.

“Keni ndonjë datë për prezantimin e këtij pickup, a e keni ende shënjestër nëntorin” është pyetur Elon Musk në Twitter. Drejtori i përgjithshëm në Tesla, pa e zgjatur ka konfirmuar se nuk ka ndryshim, që kjo do të ndodhë.

Ndërtimi i këtij pickup, ndryshon shumë prej të tjerave, sepse i ka dy hapësira për bartjen e mallrave, duke e bërë shumë më praktike.

Specifikat nuk janë bërë të ditura, vetëm se do të jetë rivali i fuqishëm me Ford F-150 tërësisht elektrik, si një pickup shumë më i mirë.