Thëniet më të mençura kineze që fshehin mësime të rëndësishme për jetën

Thëniet më të mençura kineze që fshehin mësime të rëndësishme për jetën

Disa prej këtyre thënieve do t’ju bëjnë të qeshni, e disa tjera fshehin leksione shumë të rëndësishme për jetën.

 Më poshtë ju sjellim disa prej thënieve më interesante kineze:

– “Ka vetëm dy njerëz të përsosur në botë – njëri ka vdekur, tjetri nuk ka lindur ende”

– “Njerëzit e fortë e kanë vullnetin. Të dobëtit e kanë vetëm dëshirën”

– “Të gjithë e shohim të njëjtën maje, por kur e ngjisim atë, pamja është ndryshe. Rrugët që na shpijnë atje e formësojnë njeriun dhe karakterin”

– “Kështjella më e fuqishme që mund ta pushtoni është besimi”

– “Martesa është si kështjellë – ata jashtë ëndërrojnë të futen, e ata brenda ëndërrojnë të ikin”

– “Në vend se ta mallkoni errësirën, provoni ta ndizni një qiri”

– “Mos u frikësoni të ecni ngadalë, frikësohuni të mos ndaleni”