Paralajmërim

Paralajmërim

Poezi nga: Amiri Baraka Përktheu: Fadil Bajraj

Nëse ndonjëherë e gjeni veten diku
të humbur dhe të rrethuar
nga armiqtë
që s’do t’ju lejojnë
të flisni në gjuhën tuaj amtare
që shkatërrojnë përmendoret tuaja
dhe veglat, që ju ndalojnë
këngët, lutjet dhe të bëmat tuaja
atëherë jeni në hall
në hall të madh ata ju ndalojnë
këngët, lutjet dhe të bëmat tuaja
vaj halli për ju
Hm! Hëmmmmm!
ndoshta do t’ju duhen disa qindra vjet
për t’u
çliruar