Shqyrtohet buxheti faktik për vitin 2018

Shqyrtohet buxheti faktik për vitin 2018

Kuvendi i Shqipërisë shqyrton sot në seancën plenare projektligjin “Për miratimin e buxhetit faktik për vitin 2018”.

Gjithashtu, sot në Kuvend shqyrtohet edhe projektligji “Për Korporatën e Investimeve Shqiptare”

Kuvendi shqyrton edhe projektligjin “Për masat shtrënguese ndërkombëtare në Republikën e Shqipërisë”.

Kuvendi sot pritet të miratojë edhe programin e punës së Kuvendit për periudhën 28 tetor – 13 dhjetor 2019 si dhe kalendarin 3 javor të punimeve të Kuvendit për periudhën 28 tetor – 15 nëntor 2019.