Kuvendi i Komunës së Kaçanikut ka miratuar dy Draft-Rregullore

Kuvendi i Komunës së Kaçanikut ka miratuar dy Draft-Rregullore

Kuvendi i Komunës së Kaçanikut ka mbajtur mbledhjen e IX-të (Nëntë) të rregullt, të cilën e udhëheqi Kryesuesi i Kuvendit Komunal Kemajl Murseli, ndërsa prezantoi edhe Kryetari Besim Ilazi.

Anëtarët e kuvendit në mënyrë unanime miratuan dy dokumentet komunale:

Draft- Rregullorja për mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve dhe Draft Rregullorja për Transparencë Komunale, ndërsa kërkuan që këto dokumente të mos mbesin vetëm në letër por të gjejnë zbatueshmëri të plotë në praktikë. Këto dy dokumente i prezantoi Drejtori i Administratës së Përgjithshme Komunale Festim Neziraj, i cili bëri të ditur se pasi janë kryer të gjitha procedurat e nevojshme të parapara, këto dokumente i janë përcjellur KPF-së dhe më pas edhe Kuvendit.


MË SHUME NGA Nacionale